10 qytetet më të mira për të jetuar

Ka shumë ekipe ekspertësh të cilët e studiojnë kualitetin e të jetuarit në qytete të mëdha të botës.

Një nga këto grupe të ekspertëve është edhe ‘Mercer’, i cili për 19 vitet e fundit e ka kryer anketimin vjetor për kualitetin e Jetës në qytete të ndryshme.

Në këtë anketim janë përfshirë faktorë të ndryshëm, duke përfshirë infrastrukturën, transportin, elektricitetin dhe kualitetin e ujit.

Për të tetin vit me radhë, kryeqyteti i Austrisë, Vjena, është renditur e para, ndjekur pas nga Cyrihu dhe Aucklandi.

Kjo është lista e plotë e 10 qyteteve më të mira në botë për të jetuar:

  1. Vjena, Austri
  2. Cyrih, Zvicër
  3. Auckland, Zelandë e Re
  4. Munih, Gjermani
  5. Vancouver, Kanada
  6. Dusseldorf, Gjermani
  7. Frankfurt, Gjermani
  8. Gjenevë, Zvicër
  9. Kopenhagë, Danimarkë
  10. Bazeli i Zvicrës

Siç mund ta shihni, lista me 10 qytet më të mira për të jetuar dominohet kryesisht nga qytetet e Evropës Qendrore, Kanadasë, Zelandës së Re.