10 sulmuesit që shkëlqyen në ligat tjera por dështuan në Premier League

Tabloidi i njohur anglez, “The Sun”, ka renditur 10 sulmuesit e shkëlqyeshëm, që kanë zhgënjyer më së shumti në Premier League, që nga viti 2000.

Diego Forlán – Ai nuk pati fat te Manchester United, ku luajti nga viti 2004 deri më 2005. I duheshin 34 ditë për të shënuar. Kur u largua që aty, uruguajani triumfoi në Spanjë.

Fernando Morientes – Mund të befasojë përfshirja e “Moro” në këtë listë, i cili edhe pse nuk ishte një yll i shkëlqyer te Liverpool, shënoi 8 gola në 41 ndeshje.

Hernán Crespo – Futbolli anglez nuk i shkonte për shtat argjentinasit, si ai italian. Në Premier League mundi të shënonte vetëm 20 gola, teksa kurrë nuk ishte startues i padiskutueshëm.

Andriy Shevchenko – Në tri vite me Chelsea, ai nuk ishte ylli i madh, që shkëlqeu me Milanin. Nënshkrimi i tij ishte i shtrenjtë, por në Londër nuk i shijuan aftësitë e ukrainasit ashtu siç mendonin dhe prisnin. Ai shënoi 9 gola në 48 ndeshje.

Robinho – Ai erdhi si yll nga Real Madridi, por në tri vite nuk e arriti evolucionin, që e imagjinuan të gjithë. Ai shënoi 14 gola në 3 sezone si “qytetar”.

Radamel Falcao – “Tiger” është kritikuar dy herë. As te Manchester United dhe as te Chelsea nuk arriti të kishte ndikimin spikatës si me Atletico Madrid dhe Porto.

Roberto Soldado – Spanjolli nuk bëri mirë në Londër. Ai mundi të shënonte vetëm 7 gola me “Spurs”. Harry Kane do të spikaste në rolin dhe vendin e tij, ndaj krahasimet nuk lënë shije të mirë për të.

Pato – Koha e tij në Chelsea ishte zhgënjyese. Braziliani nuk e shfrytëzoi potencialin që kishte treguar te Milani. Ai shënoi vetëm një gol.

Gonzalo Higuaín – Ai shkëlqeu në Spanjë dhe Itali, por jo në Angli. Tifozët e Chelsea nuk mbajnë mend një kujtim të dashur nga “Pipita”, sepse performance e tij ishte e dobet.