10 trajnerët më të mirë të të gjitha kohëve në Premier ligë

Listën e top dhjetë trajnerëve më të mirë të të gjitha kohëve në Premierligë e kryeson legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ndërsa në listë janë përfshirë edhe katër trajnerë që aktualisht mbajnë pozitën e trajnerit në klube angleze.

Premierliga nuk i ka pasur gjithmonë lojtarët më të mirë në botë – pasi që dyshja më e famshme, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, e kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Spanjë – mirëpo liga elitare angleze ka qenë e bekuar me shumë trajnerë të suksesshëm.

Pasi që trajnerë si Sir Alex Ferguson e Arsene Wenger e kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tyre në Angli, gazeta britanike The Mirror e ka marrë përsipër ta emërojë top dhjetëshen e trajnerëve në histori të Premierligës.

Top 10 trajnerët e të gjitha kohëve në Premierligës, sipas The Mirror:Sam Allardyce: Bolton, Newcastle, Blackburn, West Ham, Sunderland.

10: Sam Allardyce: Bolton, Newcastle, Blackburn, West Ham

9: Sir Bobby Robson: Newcastle.

8: Carlo Ancelotti: Chelsea, Everton.

7: Kenny Dalglish: Blackburn, Newcastle, Liverpool.

6: Claudio Ranieri: Chelsea, Leicester.

5: Jurgen Klopp: Liverpool.

4: Pep Guardiola: Manchester City.

3: Jose Mourinho: Chelsea, Manchester United, Tottenham.

2: Arsene Wenger: Arsenal.

1: Sir Alex Ferguson: Manchester United.