10 transferimet që mund të ndodhin në këtë verë

Me afatin kalimtar që do të zgjasë deri në fillim të muajit tetor, klubet evropian po planifikojnë t’i bëjnë disa transferime.

Edhe pse futbolli është futur në një krizë të thellë financiare shkaku i koronavirusit, klubet ende shpresojnë që të realizojnë shënjestrat e tyre.

Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1 tashmë kanë filluar me transferimet e lojtarëve, ndërsa presin që edhe disa t’i realizojnë.

Chelsea është aktualisht skuadra më e aktive në këtë afat, pasi tashmë ka transferuar Hakim Ziyechin e Timo Wernerin, ndërsa nuk qëndrojnë larg as Kai Havertzit.

Më poshtë mund të shikoni shënjestrat më të mëdha që mund të realizohen në këtë afat kalimtar.

Jadon Sancho

Anësori anglez që luan te Borussia Dortmuni po kërkohet nga Manchester United, që është duke i prirë garës, por larg nuk qëndrojnë as Liverpooli, Real Madridi e Manchester City.

Lautaro Martinez

Sulmuesi argjentinas po shkëlqen te Interi, gjersa Barcelona po tenton që t’i fus në lojë Nerazzurët me një shkëmbim lojtarësh.

Thiago Alcantara

Mesfushori spanjoll ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munichu, derisa ka refuzuar të rinovojë kontratën, ndërsa Manchester United e Liverpooli i duan shërbimet e tij.

Kai Havertz

Anësori gjerman është shumë afër të kalojë te Chelsea, pasi tashmë është pajtuar me kushtet presonale, ndërsa mbetet marrëveshja vetëm me Bayer Leverkusenin.

Philippe Coutinho

U transferua te Barcelona nga Liverpooli në vitin 2018, por braziliani ka dështuar ta gjejë vetën në La Liga, duke u huazuar te Bayern Munichu, ndërsa tani po kërkohet prej Arsenalit e Tottenham Hotspurit.

James Rodridguez

Aventura e kolumbianit te Real Madridit tashmë ka përfunduar dhe në këtë verë do të largohet. Manchester United, Everton e Atletico Madridi i duan shërbimet e tij.

Jack Grealish

Aston Villa ka bërë të ditur se do të shesë lojtarin, mirëpo kërkon 80 milionë euro për kartonin e tij, gjersa Arsenali e Manchester United vazhdojnë të jenë në garë.

Gareth Bale

Ishte shumë afër të largohej nga Real Madridi në këtë janar, por presidenti Florentin Perez e kishte ndaluar kalimin e tij në Kinë, shkaku që oferta ishte tejet e vogël, në garë për transferimin e uellsianit janë klubet e Ligës Premier, ato nga Kina dhe në Amerikë.

Willian

Braziliani do të largohet nga Chelsea si lojtar i lirë dhe thuhet se është pranë kalimit te Barcelona, por katalunasit rivalizohen edhe nga Arsenali.

Kalidou Koulibaly

Mbrojtësi senegalez ka bërë të ditur se ai dëshiron të qëndrojë në te Napoli, mirëpo janë këta të fundit që e duan shitjen e tij, derisa Manchester City vazhdon t’i prijë garës.