10-vjeçarja do të operohet në zemër, kërkohet ndihma e shqiptarëve

Një 10 vjeçare nga Kosova ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve. Fatime Ademi nga Mitrovica i nevojitet të kryejë një operacion në zemër për të jetuar.

Operacioni i saj kryhet nesër dhe kushton 100 mijë euro, prandaj dhe nevoja e saj është urgjente. Deri më tani për vogëlushen janë mbledhur 93 mijë euro dhe duhen edhe 7 mijë të tilla.

Fatimja u operua në zemër 3 vjet më parë dhe para disa muajsh u tha se ajo kishte nevojë për një valvul në zemër.

Ajo tashmë mbahet gjallë artificialisht dhe zemra është e dobët, pasi nuk funksionon më.

Operacioni kryhet në Turqi, pasi kjo nuk ishte e mundur në Kosovë për arsye të ndryshme dhe shteti nuk paguan ndonjë trajtim të mëtejshëm,

10-vjeçarja ka besim se shqiptarët do ta mbajnë atë në jetë me zemërgjerësinë e tyre.

Këtu mund të kontribuoni për Fatimen