15 rregullat e reja pas rinisjes së futbollit

Rregulla të rrepta në mënyrë që të rinisë kampionati dhe të përfundojë sezoni 2019 – 2020. Klubet e Bundesligës kanë rënë dakord të respektojnë 15 pika në mënyrë që kampionati të vazhdojë normalisht, edhe pse do të luhet pa praninë e tifozëve.

Federata dhe autoritetet shtetërore të higjienës kanë vendosur që hotelet të inspektohen më parë. Në shërbim të futbollistëve të ketë sa më pak staf, kuzhinierë, pastrues dhe të gjithë këta të jenë në moshë të re.

Futbollistët do të jenë të ndarë në dhomat e tyre të cilat nuk do të pastrohen, për evituar kontaktet.

Ndalohet përdorimi i palestrave pishinave të brendshme dhe saunave. Madje lojtarëve iu ndalohet përdorimi edhe i ashensorëve.

Gjatë lëvizjes për në stadium klubet do të përdorin 2, 3 ose më shumë autobusë për të pasur distancë sigurie të futbollistëve në brendësi të mjeteve.

Pjesa e brendshme e stadiumeve do të dizifenktohet para çdo ndeshje, ndërsa pjesëtaret e klubeve nuk do të kenë asnjë kontakt me gazetarët apo pjesën tjetër të punonjësve të stadiumit.

Nuk do të bëhet dush në dhomat e zhveshjeve, por në hotel. Mjekët e klubeve të Bundesligës do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me ekspertët epidemiologë për çdo rast.

Këto rregulla duhet se do të aplikohen edhe në vende të tjera. Federata vendase ka vendosur rregullin e ri për futbollistët.

Ndëshkim për ata që shfryjnë hundët apo të pështyjnë dhe çdo lojtar duhet të ketë shishe personale për të pirë ujë.