3 lojtarë të Juventusit infektohen me Koronavirus, klubi ndërpren të gjitha aktivitetet

Serie A ka anuluar shumicën e ndeshjeve për shkak të Koronavirusit që është shpërndarë me të madhe në pjesën veriore të Italisë.

Si duket, pozitiv me virusin kanë dale edhe tre futbollist të skuadrës U23 të Juventusit së bashku me menagjerin e tyre.

Sipas DailyMail, pas ndeshjes Juventus – Pianese (U23), që u zhvillua të dielën e kaluar, tre lojtar të Zonjës së Vjetër kanë rezultuar pozitiv me virus.

Lajmi është mbajtur i fshehtë nga skuadra, derisa janë anuluar të gjitha stërvitjet.

Klubi është duke kryer testet edhe te pjesa tjetër e lojtarëve dhe te ata të skuadrës së parë.