33-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në Angli por i humb arkivoli rrugës për në atdhe

Trupi i një 33-vjeçari shqiptar është zhdukur dhe nuk gjendet nëpër areoportin e Romës.

Skandali lidhet me rastin e trupit e të ndjerit, Shkëlzen Elezaj, ku familjarët po presin prej ditësh arkivolin me trupin e të ndjerit, por në Romë deklarojnë se është ngatërruar me avionin e mallrave, duke mos mbërritur kështu në Tiranë.

Një denoncim ka ardhur në adresën e Gazeta “Shqip”, ku bëhet e ditur se arkivoli i të riut tshqiptar, i cili ka ndërruar jetë dy javë më parë në Angli, është harruar në Romë.

Miq të shqiptarit Shkëlzen Elezaj bëjnë me dije se 33-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me motor uji në brigjet e Britanisë dhe ky lajm është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat angleze.

Ato kërkojnë dhe apelojnë për ndërhyrjen e ministrisë së Jashtme, pasi duke qenë se i trupi i të ndjerit ka ndenjur një javë në ujë nuk mund të rezistojë më shumë dhe se duhet të prehet në vendin e tij.

Sakaq familjarët kanë kontaktuar edhe me autoritetet shqiptare, ku shprehen se arkivoli i të ndjerit mund të vijë të mërkurën në darkë.

Më datë 10 gusht të këtij viti, BBC shkruante se ishte gjetur trupi i pajetë i një personi, i cili ishte raportuar i zhdukur.

Kufoma e shqiptarit Shkëlzen Elezaj, 33 vjeç, nga Oxfordshire u gjet në brigjet e Hampshire. I riu ishte parë për herë të fundit në motor uji duke lënë Lymington për të shkuar në “Langstone Harbour”.

Hampshire Constabulary deklaroi se trupi i pajetë ishte gjetur në Solent.