40 vendet që po menaxhojnë më mirë situatën me koronavirus

Një sasi e madhe e të dhënave në lidhje me pandeminë COVID-19 gjenerohet çdo ditë.

Edhe pse organizata të tilla si OBSH, CDC, Universiteti Johns Hopkins dhe Worldometers po përcjellin çdo ditë statistika të rëndësishme dhe në kohë reale, së fundmi revista Forbes ka dalë me një analizë ku renditen vendet që po arrijnë ta menaxhojnë më mirë situatën me koronavirus.

Kur serioziteti i pandemisë u bë i qartë, një grup ekspertësh nga organizata Deep Knowledge Group mblodhi dhe analizoi të dhëna për 200 vende të botës. Rezultatet për 40 prej tyre janë publikuar sot.

Siç shihet në tabelë, Izraeli qëndron në vendin e parë sa i përket menaxhimit të situatës me koronavirus, pasuar nga Gjermania në vendin e dytë, Koreja Jugore në vendin e tretë, Australia, Kina, Zelanda e Re e të tjerë.

Sa përket rajonit tonë, situatën me koronavirus del se e ka menaxhuar mirë Kroacia e cila renditet në vendin e 35-të dhe Sllovenia në fund të listës, pra në vendin e 40-të.