50 sekondat më të çmendura në historinë e futbollit

Të gjithë tifozët e futbollit anglez me shumë mundësi do të zgjedhin golin e Sergio Agueros ndaj QPR në vitin 2012, si momentin më të mirë në histori të Premierligës, me argjentinasit që shënonte për titullin e Manchester City.

Por, në të vërtetë, është një ndeshje tjetër që vjen nga Championship, që cilësohet si një nga momentet më dramatike që kemi parë në futboll, dhe ajo kishte ndodhur pikërisht shtatë vjet më parë.

Leicester City dhe Watford takoheshin në Play Off e Championship, në sfidat gjysmëfinale.

Gjyqtari atë ndeshje kishte dhënë katër minuta lojë shtesë, por lejojë që ajo të vazhdojë ende, dhe në minutën e 96’, tregoi një penallti për Leicester Cityn, ku edhe filloi edhe gjithë drama.

Ishte portieri Manuel Almunia që priti penalltinë e Anthony Knockaert, duke pritur edhe një goditje tjetër të këtij futbollisti, të cilit iu kthye topi nga pritja e parë.

Në të njëjtën kohë, në drejtim të portës së Leicester niset një kundërsulm, dhe Watford arriti ta shndërronte atë në gol nëpërmjet Troy Deeney, për të siguruar finalen.

Nga penalltia e humbur e deri te goli i Watfordit, kaluan vetëm 50 sekonda, të cilët shënojnë edhe një nga momentet më të çmendura në historinë e futbollit.

Në finale të Play Off, Watford u mposht 1:0 nga Crystal Palace, dhe humbi mundësinë për inkuadrim në Premierligë atë vit.