8 futbollistë të Prishtinës dalin pozitiv, anulohet ndeshja Lincoln – Prishtina

Tetë futbollistë të Prishtinës kanë dalë pozitiv me virus gjatë ditës së sotme në Gjirabltar, aty ku nga ora 18:00 është dashur që të fillojë ndeshja ndaj Lincoln Red Imps, e vlefshme për parakualifikime të Ligës se Evrpoës.

Por ky takim me gjasë nuk do të zhvillohet, njofton për Klankosova.tv drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli.

Armend Thaqi, Lorik Boshnjaku, Muharrem Jashari, Diar Miftaraj, Alban Muqiqi, Eglant Haxho, Leotrim Bekteshi dhe Besnik Krasniqi.

Përfundimisht ndeshja mes Lincoln Red Impsit dhe FC Prishtinës nuk do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Drejtori i klubit prishtinas, Granit Begolli ka konfirmuar në “Klan Kosova” se ndeshja është pezulluar dhe se po pritetet një konfirmim i fundit nga UEFA për fatin e kësaj ndeshje.

“Testet i kemi bërë të dielën dhe rezultatet i kemi marrë menjëherë, kanë thënë se gjithçka është në rregull, por kur jemi shkuar në Gjibraltar, kanë dalur tetë futbollistë pozitiv me virus”, deklaroi fillimisht Begolli.

“Më pas kemi pritur përgjigjjen e autoriteteve të Gjibraltarit, të cilët nuk kanë pranuar. Tani skuadra po bëhet gati të rikthehet në Kosovë dhe ne po presim vendimin e UEFA-s”, përfundoi Granit Begolli.