80 vjeçarja e cila planifikon të martohet me 35 vjeçarin, thote se atij s’i interesojnë paratë

Edhe pse në një moshë të pazakontë, ajo ka në plan të martohet me të dashurin e saj egjiptian.

Ai është vetëm 35 vjeç. Një pensioniste britanike 80-vjeçare Iris Jones ra në dashuri me Mohamed Ahmed Irbriham pasi u njohën në Facebook.

Pasioni e përfshiu menjëherë për egjiptianin e papunë dhe pas katër ditësh vendosën të martohen në Kajro, por nuk kishin letrat e duhura.

Irisi insiston se i dashuri i saj nuk e ka mendjen te paratë e saj. Ajo shton se qëllimi i tij nuk është pasaporta britanike.

“Ai më ka thënë se është gati që ta tregojë këtë përmes një marrëveshje paramartesore.

Për momentin ajo jeton me një pension. Ish-pastruesja ka në pronësi një shtëpi me vlerë 220 mijë sterlina, por Mohamed thotë se nuk i interesojnë paratë. Sipas tij, lumturia nuk blihet me paratë.

Duhet thënë se kjo romancë ka zemëruar djemtë e Irisit.