9 futbollistët që nuk do mund ti ndihmojnë Kosovës kundër Greqisë

Kur Challandes publikoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Moldavisë dhe Greqisë është vërejtur vetëm mungesa e Vedat Muriqit dhe Edon Zhegrovës.

Por duket se lista që nuk do të bashkohen me kombëtaren do të jetë më e madhe se sa që është menduar.

Nga 25 futbollistët e ftuar, nëntë lojtarë nuk do të mund ta ndihmojnë Kosovën në ndeshjen kundër Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Milot Rashica, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Arbenit Xhemajli, Florent Muslija, Elbasan Rashani dhe Herolind Shala nuk janë lejuar të vizitojnë Kosovën derisa Lirim Kastrati ka pësuar një lëndim.

Lojtarët që luajnë në Zvicër dhe Gjermani e kanë të obliguar karantinimin dy javor dhe kështu klubet nuk do të rrezikojnë që t’i humbasin për një kohë të gjatë lojtarët.

Ata do të bashkohen me Kombëtaren në Itali për ndeshjen me Moldavinë dhe më pas do të kthehen në shtetet ku luajnë.

Challandes, dje në një intervistë ka thënë se do të duhet të përdor dy formacione të ndryshme në dy ndeshjet.