A do të zhvillohen dasmat këtë verë? Ministri jep përgjigjen e sinqertë

Pandemia e koronavirusit ka paralizuar shumë sektorë të ekonomisë në vendin tonë, por edhe mjaft aspekte të jetës.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë i ftuar ministri i Turizmit Blendi Klosi, i cili është pyetur nëse këtë verë do të lejohet zhvillimi i dasmave dhe ceremonive të tilla të ngjashme.

Ministri Klosi u shpreh se këto aktivitete me shumë gjasë do të jenë të ndaluara që të kryhen sipas traditave.

Blendi Fevziu: Dasma ka këtë vit?

Blendi Klosi: Dasma ka, por dasma me kushtet e koronavirusit. Dasëm dasëm do jetë shumë e vështirë. Sepse të gjitha kanë lidhje si do shkojë pandemia.

Blendi Fevziu: Do shtyjmë dhe dasmat?

Blendi Klosi: Martesa mund të bëhet, por dasma është pikëpyetja. Pra çiftet do vazhdojnë të martohen.

Blendi Fevziu: Pra, dasmat dhe evente të këtij lloji do jetë e vështirë?

Blendi Klosi: Do jetë shumë e vështirë të hapen, pasi janë gjëra masive, janë gjëra shumë vështirë të kontrollueshme, janë aktivitete të cilat nuk respektojnë asgjë përsa i përket distancave dhe higjienës.