A ishte izolimi humbje kohe? Tregojnë shkencëtarët

Masat e ashpra për të qëndruar në shtëpi dhe për të mbyllur të gjitha bizneset jo thelbësore kanë pasur pak efekt në luftën kundër koronavirusit në Europë, sipas një studimi të Universitetit të Anglisë Lindore.

Pasi verifikuan masat e marra në 30 vende europiane, ekspertet evidentuan si me efikase mbylljen e shpejtë te shkollave, ndërsa izolimi në shtëpi, si për çudi, nuk rezulton aq me ndikim sa mendohej.

Për çdo rast, duhen pritur hulumtime të mëtejshme për të dalë në përfundime të qarta.

Disa shkencëtarë të tjerë të lartë britanikë pretendojnë se kriza e virusit në vend e pati pikun dhe e nisi rënien që përpara se të fillonte izolimi.

Ndërsa hulumtuesi suedez, Dr Johan Giesecke, vendi i të cilit i rezistoi thirrjeve për karantinë të plotë, vazhdon t`i mëshojë idesë se epidemia është e pafrenueshme dhe se herët a vonë, të gjithë do të ekspozohen ndaj koronavirusit.