A transmetohet virusi nga nëna tek foshnja në bark? Ja çfarë thotë mjeku

Flet mjeku Pëllumb Pipero ne kete periudhë të vështirë, është normale që gratë shtatzëna të jenë të merakosura se nëse ndodh të infektohen mund t’ua transmetojnë dhe foshnjës së tyre.

Mirëpo i ftuar në studion e “News24”, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka dhënë lajmin e mirë.

Gratë shtatëzëna duhet të rrinë të qeta, sepse v’irusi nuk transmetohet nga nëna te fëmija përmes gjakut.

Një nënë shtatzënë 24- vjeçare e prekur nga k’oronavirusi ka arritur të lindë një foshnjë të shëndetshme në rajonin e Attikon-it në Greqi.

Mjekët grekë testuan foshnjen për k’oronavirus dhe rezultoi negativ. Ata janë optimisë se v’irusi nuk transmetohet nga nënat shtatzëna tek foshnjat e tyre dhe lindjet mund të kryhen normalisht.

Ndërkohë të dy si nëna e infektuar dhe foshnja janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.