Analisti: Mos ikni nuk ua ka fajin atdheu, punoni për vendin tuaj!

Profesori universitar dhe analisti Milazim Krasniqi që shpesh herë shkruan opinione për tema të cilat preokupojnë shoqërinë tonë, sonte ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me idenë e njerëzve për të ikur jashtë vendit.

Në një status të bërë në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka shkruar se ata që tentojnë të ikin prej atdheut, ata tentojnë të ikin nga vetvetja. Ai ka shtuar se fajtorët jemi ne që nuk e kemi bërë atdheun më të jetueshëm e më të bukur.

Më poshtë mund të lexoni satusin e tij të plotë:

“Duhet me ikë pej këtuhit!” Këtë fjali e kam dëgjuar shumë herë, nga shumë njerëz, taksistë, bujq, mjekë, gazetarë, studentë. Ata që duan të ikin prej vendit të vet, ata tentojnë të ikin nga vetvetja.

Atdheu nuk i ka faj askujt, për asgjë. Ne i kemi faj atdheut pse nuk e bëjmë më të jetueshëm e më të bukur. Secilit do t’ua propopzoja ta lexonin poezinë “Qyteti” të Kavafisit.

Tre vargjet e fundit të saj janë: Siç rrënove jetën tënde/në këtë fole të vogël/ në tërë botën e prishe.“ Mesazhi është: përvilini mëngët e punoni në vendin tonë, që ta bëjmë të jetueshëm e të bukur.