Anëtarët e bordit të Barcelonës mendojnë se Messi po e bllokon lojën e skuadrës

Bordi i Barcelonës ka mbajtur një mbledhje – aty ku është diskutuara veçanërisht për të ardhmen e Lionel Messit.

Ylli argjentinas është i dëshpëruar me dështimet e skuadrës në vitet e fundit, shkaku që nuk kanë arritur të fitojnë Ligën e Kampionëve nga viti 2014.

Sipas asaj që raporton ESPN, në mbledhjen e mbajtur nga krerët e klubit të Barcelonës, disa anëtarë kanë qenë të pajtimit që 33-vjeçari të shitet në këtë verë.

Mediumi ndërkombëtar bën të ditur se anëtarët që janë pro shitjes së gjashtë herë fituesit të Artë mendojnë se lojtari po e bllokon lojën e skuadrës.

Mund të thuhet se loja e Barcelonës është e ndërtuar përreth Messit, e kjo thuhet se po kushtëzon mundësitë e shumta të lojës.

Opsionet e tjera bijën në ujë kur Messi është në fushë dhe topi më shumë pasohet tek ai, andaj kjo ka bërë që anëtarët të kërkojnë shitjen e tij.

Messi ka mbajtur një takim me Ronald Koemanin dhe thuhet se aty i ka bërë me dije që nuk do të jetë në dispozicionin e tij dhe kërkon të largohet.

Për argjentinasi, në garë janë skuadra si, Manchester City dhe Interi, që besohet se kanë filluar të punojnë në transferimin e njërit prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.