Ari arrin vlerën më të lartë në histori

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit në Kosovë është shënuar çmimi më i ulët i naftës në këto dy dekadat e fundit.

Kjo gjë po mirëpritet nga qytetarët e në veçanti nga bujqit. Por tregtarët e arit të zi thonë se kjo nuk do të zgjasë shumë.

Qytetarët e Kosovës po e blejnë më së liri naftën në regjion. Veçse zbritja e deritanishme do t’i lërë sërish vend çmimit të vjetër.

“Sot 88 cent dieseli dhe 86 benzina”, tha Fadil Berjani, për Klan Kosovën.

Për përdoruesit e automjeteve ulja e çmimeve e arit të zi është e mirëseardhur e sidomos për ata që merren me bujqësi.

Pandemia globale është shkaktari kryesor i uljes së çmimeve.

Derisa çmimet e derivateve kanë rënë në pompa të benzinës ka rënë edhe numri i punëtorëve.

I pari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, tha se sektori i naftës ka pësuar rënie totale, derisa ka kërkuar nga Ministria e Financave t’i ndihmojë këto biznese që ta kalojnë këtë krizë.