Armend Dallku: Rrëzohet një person me biciklet në Prishtinë, referohet penallti për Dritën në Gjilan”

Tekniku i FC Prishtinës ka ironizuar me penaltitë që po i fiton Drita në ndeshjet e fundit.

Kryetrajneri i FC Prishtinës, Armend Dallku, ishte i ftuar në emisionin “Dueli Ditor” në RTV Dukagjini, derisa ka komentuar edhe fitoren e rivalëve të tyre për titullin kampion Dritës ndaj Feronikelit.

Tekniku i kryeqytetasve ka theksuar se skuadra gjilanase është favorizuar hapur nga gjyqtarët e ndeshjes, teksa me ironi e ka komentuar edhe fitimin e penaltive të kësaj skuadre.

“Sot një mik më tha se rrëzohet një person me biciklet në Prishtinë, kurse referohet penallti për Dritën në Gjilan”, potencoi me shaka Dallku.

Dallku ka thënë se marrëveshjet në futbollin kosovar tashmë janë të theksume, dhe disa skuadra po ndëshkohen padrejtësisht.