Arsenal ofron dy lojtarë për Antonie Griezmann

Situata e vështirë që po kalon Antoine Griezmann te Barcelona ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha të Europës.

Përveç Manchester United, Manchester City-t dhe Inter-it, për ish-yllin e Atletico Madrid është vënë në lëvizje edhe Arsenal, historikisht i tërhequr nga futbollistët francezë.

Sipas Mundo Deportivo-s, Topçinjtë janë gati t’i ofrojnë Barçës kartonët e Pierre-Emerick Aubameyang dhe Matteo Gundeouzi.