Arsyet pse Japonia është vendi më i zhvilluar në botë

Nëse edhe ne do të merrnim shembull do ishte një ide shumë e mirë, jo më kot Japonia është vendi më i zhvilluar në botë.

Më poshtë lista me 10 pika ku tregohen disa fakte për Japoninë. Nëse edhe ne do të merrnim shembull do ishte një ide shumë e mirë, jo më kot Japonia është vendi më i zhvilluar në botë.

1- Në Japoni nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, mësohet një lëndë që quhet “Rruga për te Morali”, ku nxënësit mësojnë për sjelljet me njerëzit!

2- Nuk ka ngelje nga klasa e parë deri në klasën e tetë, pasi qëllimi në këtë periudhë është edukimi, ngulitja e koncepteve dhe formimi i personalitetit dhe jo thjeshtë mësimdhënia!

3- Edhe pse japonezët janë ndër njerëzit më të pasur në botë nuk kanë shërbyes që kujdeset për punët e shtëpisë siç e kanë një pjesë e botës së pasur, por babai dhe nëna janë përgjegjës për shtëpinë dhe fëmijët!

4- Nxënësit japonezë pastrojnë shkollat e tyre çdo ditë një çerek ore së bashku me mësuesit e tyre, kjo bën të mundur përgatitjen e një brezi modest dhe që kujdeset ndaj pastërtisë!

5- Nxënësit japonezë marrin me vete çdo ditë në shkollë furçën e dhëmbëve dhe i pastrojnë dhëmbët e tyre pas çdo ushqyerje, gjë që bën të mësojnë ruajtjen e shëndetit që në moshë të vogël!

6- Drejtorët dhe mësuesit e shkollave ushqehen gjysëm ore para se të ushqehen nxënësit, për të qenë të sigurt në sigurinë e ushqimit që konsumohet, sepse ata i konsiderojnë nxënësit e ardhmja e Japonisë dhe duhet treguar kujdes ndaj tyre!

7- Pastruesit e “rrugëve” në Japoni quhen “inxhinierë të shëndetit” ku rroga e tyre varjon nga 5000 deri ne 8000 dollarë amerikanë në muaj, e pranimi i tyre në punë kalon në disa provime me shkrim dhe me gojë!

8- Ndalohet përdorimi i celularëve në trena, restorante dhe vende të mbyllura e në vend të “silent” është e shkruar “moral”!

9- Çdo kush që shkon për të ngrënë në restorante nuk merr më shumë se sa ka nevojë dhe asnjeri nuk lë ushqim në pjatë!

10- Mesatarja e vonimit të trenave në Japoni është 7 sekonda në vite, kjo tregon se japonezët janë popull që e vlerësojnë shumë kohën dhe kujdesen për orët, minutat dhe sekondat.

Në Japoni:

Ai që vjen herët në punë e lë makinën e tij në parking, me qëllim që ata që vijnë më vonë të kenë mundësi të arrijnë orarin e punës pa probleme!

Në hyrje të Tokios ndodhet një banderolë e madhe në të cilën është shkruhet: “O njeri, mendo për të shpikur diçka të re!”