Arteta shpjegon arsyen pse Arsenal transferoi Willianin

Mikel Arteta nuk ka kursyer lëvdatat për Willian.

Pak minuta më parë, Arsenal kanë zyrtarizuar transferimin e Willian nga Chelsea.

Lidhur me këtë lëvizje disa komente ka dhënë edhe trajneri spanjoll, Mikel Arteta, duke mos kursyer lëvdatat për brazilianin.

“Ne kemi një qëllim të qartë, të forcojmë skuadrën në aspektin ofensiv të mesfushës dhe në krahë”, ka thënë Arteta.

“Ai është lojtar që na jep shumë mundësi për rotacione, ai mund të luajë në tri apo katër pozita”, ka thënë spanjolli duke aluduar në Willian.

Willian u transferua falas tek Arsenal, duke nënshkruar një kontratë tri vjeçare.