As koronavirusi nuk e ndal derbin Juventus – Milan (Video)

Futbolli është pezulluar pothuajse kudo në Evropë.

Ata që ndoshta po përjetojnë më së rëndi këtë situatë, janë tifozët, që përveçse duhet të qëndrojnë mbyllur, ata nuk mund të shohin ndeshje futbolli.

Por, disa tifozë në Itali kanë gjetur një mënyrë interesante të plotësojnë dëshirën e të shijuarit futboll.

Ata kanë organizuar një “derbi” mes Juventusit dhe Milanit, që ka shkuar viral në rrjetet sociale.