Aston Villa dhe Manchester United – Drejtpërdrejt LIVE

Manchester Unitedi është mysafir i Aston Villas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34 në kampionatin anglez.

Djajtë e Kuq ndodhen në pozitën e pestë në tabelë me 55 pikë, katër më pak se Leicester City që mban vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Me fitore eventuale, të zgjedhurit e Ole Gunnar Solskjaer do të afroheshin në një pikë, ndërsa në katër xhirot e mbetura do të presin gabimin e ekipit rival për këtë pozitë.

Nga ana tjetër, skuadra e Dean Smith ndodhet në vendin e 18 që bie nga elita, prandaj do të tentojë të marrë pikë maksimale për t’iu afruar në një pikë mbijetesës.

Formacioni i Manchester Unitedit: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, Matic, Pogba, Greenwood, Fernandes, Rashford, Martial.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen – LIVE