Atalanta e dyfishon epërsinë kunder Valencias me një supergol (VIDEO)

Atalanta e ka dyfishuar epërsinë kundër Valencias, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes tyre në Ligën e Kampionëve, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në San Siro.

Josip Ilicic shënoi për 2:0 ndaj spanjollëve në minutën e 41-të, duke goditur fuqishëm nga distanca.

Klubi italian shkroi historinë duke e arritur fazën e 16 më të mirëve në Champions për herë të parë në historinë e vet.