Banori dëbon kryeministrin nga oborri i tij (Video)

Kryeministri australian, Scott Morrison, është ndërprerë gjatë një konference për media, nga një banor që i kishte kërkuar të largohej nga hapësira e barit afër shtëpisë së tij.

Morrison ishte në qytetin Googong duke folur për gazetarët në kohën kur banori i kishte bërtitur dhe u kishte kërkuar edhe gazetarëve të largoheshin nga oborri i tij.

“A mundeni secili të largoheni nga bari ju lutem”, kishte thënë ai, me kryeministrin që mirëkuptoi kërkesën. “Sigurisht, le të largohemi”, ka thënë kryeministri.

Burri më pas i kërkoi sërish këtë gjë gazetarëve duke marrë përkrahjen edhe të kryeministrit.

Pas largimit, palët u pajtuan dhe kryeministri vazhdoi fjalimin e tij.