Barcelona, Arsenali, Manchester United solidarizohen me popullin e Beirutit pas shpërthimit afër portit

Në kryeqytetin e Lebanit, Beirut ka ndodhur një shpërthim i një depo ku dëmet janë të pallogaritshme.

Shumë njerëz mendohet se kanë humbur jetën e mijëra janë plagosur.

Për njerëzit e Lebanit është lutur edhe skuadra e Arsenalit.

“Topçinjtë” nëpërmjet rrjeteve sociale janë solidarizuar me popullin e Beirutit.

“Beirut, ne jemi duke menduar për ju. Qëndro i fortë Leban“, shkruan faqja zyrtare e klubit. 

Gjithashtu edhe Barcelona është solidarizuar me popullin e Beirutit.

Barcelona: Zemrat tona janë me ju Beirut.

Edhe Manchester United është lutur për të lënduarit në shperthimin në Beirut. Manchester United: Lutjet tona shkojn për të gjithë të lenduarit.