Barcelona dhe Girona – Drejtpërdrejt LIVE

Barcelona do të përballet me Gironën në stadiumin Johan Cruyff sonte në mbrëmje në një ndeshje përgatitore, në atë që do të jetë testi i dytë për trajnerin e ri të gjigantit katalonas, Ronald Koeman.

Trajneri holandez pritet t’i aktivizojë të gjithë futbollistët që i ka në dispozicion, por do t’i duhet t’i marrë disa vendime prapëseprapë.

Koeman me gjasë do t’i qëndrojë besnik skemës së vet 4-2-3-1 dhe do t’i përdorë dy formacione startuese të ndryshme për secilën pjesë të lojës, sic bëri të shtunën në miqësoren e parë kundër Nastic.

Koeman kërkon intensitet të lartë nga lojtarët e vet, diçka që i ka munguar shumë Barcelonës.

Blerja e re Miralem Pjanic nuk do të jetë në dispozicion të tij as këtë herë, pasi ende është duke iu përmbajtur protokollit për tejkalimin e koronavirusit.

Ajo që iu intereson të gjithëve është nëse Koeman do ta lërë në shtëpi përsëri Luis Suarezin, i cili ende nuk është larguar nga klubi pasi që i është thënë se nuk bën pjesë në planet e trajnerit.

Barcelona do ta ketë edhe një miqësore kundër Elches të shtunën, e pastaj do ta fillojë sezonin e ri në La Liga me takimin kundër Villarrealit më 26 apo 27 shtator.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE