Barcelona ia cakton çmimin e shitjes Lionel Messit

Barcelona's Argentinian forward Lionel Messi arrives at the team's hotel after being defeated during the UEFA Champions League quarter-final football match against Bayern Munich at the Luz stadium in Lisbon on August 14, 2020. (Photo by LLUIS GENE / AFP) (Photo by LLUIS GENE/AFP via Getty Images)

Barcelona dëshiron ta shmangë betejën ligjore me Lionel Messin me çdo kusht, por është e vendosur në qëndrimin e saj se argjentinasi mund të largohet vetëm për një shumë prej 222 milionë euro.

Messi e kërkoi largimin nga klubi të martën duke e dorëzuar një shkresë, pasi trajneri i ri Ronald Koeman i kishte thënë se privilegjet e tij në skuadër kanë marrë fund gjatë një takimi për të ardhmen e tij.

Manchester City, Interi dhe Paris Saint-Germaini janë në garë për ta rrëmbyer superyllin argjentinas këtë verë, por duhet ta derdhin një shumë të majme parash për ta arritur qëllimin, sipas gazetës spanjolle “AS”.

Në marrëveshjen e Messit me Barçën ekziston një klauzolë që ia mundëson atij largimin si lojtar i lirë çdo vit. Por për ta arritur këtë, argjentinasi duhet ta njoftojë klubin nga muaji maj deri në qershor, gjë që ai nuk e ka bërë.

Por këshilltarët ligjorë të 33-vjeçarit argumentojnë se afati kohor i klauzolës duhet të shtyhet në përputhje me shtyrjen e sezonit, i cili përfundoi pas finales në Ligën e Kampionëve mes Bayern Munich dhe PSG më 23 gusht.

Messi dëshiron sfidë të re, por e kupton se vetëm shumë pak klube do të jenë në gjendje financiare ta afrojnë atë, prandaj edhe po e kërkon mundësinë për t’u larguar pa asnjë qindarkë, edhe pse e ka edhe një vit kontratë me klubin.

Barcelona është e vetëdijshme se do ta ketë të mundur ta mbajë Messin, por nuk është e gatshme ta lërë të largohet si lojtar i lirë, por po e kërkon një shumë prej 200 milionë eurove.

AS raporton se Barcelona po përpiqet ta shmangë betejën ligjore me Messin dhe i ka thënë atij se mund të largohet, por çmimi i kërkuar nga ta duhet të pranohet nga klubi që e dëshiron.