Barcelona përforcon mbrojtjen, e gjenë zëvendësuesin e Piques

Duke e ditur se qendërmbrojtësi, Gerard Pique po vijon drejt moshës 34 vjeçare, dhe se i njejti më s’e ka vitalitetin e dikurshëm, skuadra katalonase, Barcelona është duke menduar ta gjejë zëvendësuesin e tij, gjegjesisht ta përforcojë repartin e saj defansiv.

Katalonasit janë duke përgatitur një ofertë prej 40 milion eurosh për mbrojtësin e Leicester Cityt, turkun Caglar Soyuncu.

Thuhet se 24 vjeçari turk është i gatshëm të nënshkruaj një marrëveshje 5 vjeçare me gjigantët spanjoll, nëse menxhamenti i klubit të Barcelones arrin ta bind klubin e Leicesterit për marrëveshje.