Barcelona sonte zhvillon ndeshjen e vitit

Barcelona dhe Atletico Madrid do të takohen në ndeshjen e xhiros së 33-të të La Ligas.

Ndeshja do të zhvillohet në Camp Nou dhe mund të jetë jetike për katalonasit.

Ata janë dy pikë prapa Realit dhe me një gabim mund të llogarisin se e kanë humbur titullin.

Ndeshja Barcelona – Atletico Madrid do të zhvillohet nga ora 22:00.