Basha: Ky është fundi i Ramës, ja çka do të bëjmë tani

Kryedemokrati Lulzim Basha një deklaratë për mediet u shpreh se shumë shpejt opozita e bashkuar do i rikthehet protestave.

Basha sqaroi se opozita e bashkuar do të organizojë një rezistencë mbarëpopullore dhe gjatë protestave do të respektohen edhe kushtet higjenike.

“Aty ku sot u dhu nua teatri u përgatit flijimi i lirive të çdo qytetari. Synimi ynë është që këtë zemërim që e ndjemë të gjithë sot, në shpirtrat tanë, rruga për ta shp orrur këtë ban dit është me votën masive.

E kuptoj këtë frustim, është frustimi jot, me siguri je pa gjumë. prandaj të lutem shumë më jepni pak mirëkuptim. Do të organizojmë një rezistencë mbarëpopullore.

Do të zhvillojnë protestat duke respektuar kushtet higjenie. Do t’i bëjmë thirrje qytetarëve për të protestuar kundër këtij rregjimi, ne sot jemi krah çdo qytetari që dhu nohet”, tha Basha.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është she mbur godina e Teatrit Kombëtar.

Aksioni për shembjen e kësaj godine nisi në 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përp lasje dhe pak orë më vonë godina u she mb plotësisht. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë.

Por p’ërplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit.

Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.