Bashkimi Europian cakton datën për hapjen e kufijve të jashtëm

Prej pandemisë së koronavirusit në mbarë globin u morën masa të rrepta kryesisht për sa u takon kufijve të cilët u mbyllën.

BE mori masën për ndalimin e udhëtimeve për një periudhë disa mujore ndërsa së fundmi ministrat e Brendshëm të bllokut evropian vendosën që nga 1 korriku të hapen kufijtë e jashtëm të BE-së.

Europa po kërkon të rifillojë përpjekjet për të zhvilluar ekonomitë vendase ndërsa sezoni turistik veror po nis gradualisht dhe po ashtu po bën përpjekje për të siguruar çdo masë për një fazë të dytë të mundshme të pandemisë.

Në një letër të përbashkët drejtuar KE-së, Italia dhe Spanja theksojnë se është “momenti të riaktivizojmë ekonomitë tona, të rekuperojmë normalitetin e bashkë me të, dhe një element thelbësor të projektit europian siç është liria e lëvizjes në zonën Schengen”.

15 qershori për BE konsiderohet si dita kur do nisë qarkullimi i turistëve në zonën brenda bllokut ndërsa prej 1 korrikut kufinjtë do hapen edhe me vendet jashtë BE.

Ministri i Jashtëm Italian ka mbajtur një deklaratë në të cilën ka thënë se po punohet fort për të bindur këdo se Italia nuk ka më asnjë rrezik dhe se njerëzit mund të udhëtojnë në siguri të plotë ndërsa kujtojmë se shteti vuajti më shumë prej të gjithë Europës prej pandemisë.