Bayern Munich dhe Paderborni – Drejtpërdrejt (Livee)

E mbylli vitin 2019 disa pikë larg pozitës së parë, por Bayerni e ka nisur furishëm vitin 2020.

Ashtu si në vitet e fundit, Bayern Munich është kandidati numër një për ta rrëmbyer sërish titullin e Bundesligës, pasi në vitin 2020 ka rrëmbyer pozitën e parë dhe nuk po e lëshon.

Ndeshje pas ndeshje, të besuarit e Hans-Dieter Flick po shënojnë shumë gola dhe kështu kanë arritur të barazojnë një rekord.

Ky Bayern ka shënuar 62 gola në Bundesliga në 22 ndeshje, starti më i mirë që nga sezoni 1973/74, andaj Paderborn, që renditet e fundit në tabelë – do të ketë punë të vështirë sonte për t’i ndalur bavarezët.

Bayern Munich do të jetë nikoqir i Paderbornit në kuadër të xhiros së 23-të në Bundesliga.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë synojnë që të vazhdojnë me fitore edhe këtë javë, pas triumfit 1:4 te Kolni.

Në anën tjetër Paderborni që ndodhet në pozitën e fundit në tabelë ka udhëtuar drejt Munichut për të shkaktuar befasi.

Bayerni do të luaj me formacionin 4-3-3, ndërsa në sulm janë treshja Coutinho, Lewandowski e Gnabry.

Në anën tjetër te mysafirët nga minuta e parë është mesfushori shqiptar Klaus Gjasula.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen

Linku 4 – Shiko ketu ndeshjen