Bernard Berisha i dedikon golin e shënuar sonte Nënës së tij

Bernard Berisha sa ishte i kritikuar e sa i lavdëruar pas golit të shënuar sonte ndaj Greqisë.

Përveç golit të bukur që shënoi, festimi i tij mori shumë vëmendje – sidomos pasi iu drejtua trajnerit Challandes, që megjithatë pas përfundimit të takimit e mohoi një gjë të tillë.

”Festimi nuk ishte direkt për trajnerin, dy vite nuk kam luajtur në asnjë ndeshje zyrtare.

Prapë them vendos trajneri dhe unë dua të luftoj për vendim tim”.

”Unë do të jem i gatshëm gjithmonë, nëse trajneri ka menduar se gjesti im ishte për të i them të mos më ftoj në ndeshjet e ardhshme për arsye disiplinore”

”Por vetëm zemra ime e di sa shumë kam vuajtur në dy vitet e fundit”.

 ”Ky gol sonte shkon për nënën time e cila sonte feston ditëlindjen dhe ka qenë e sëmurë”, u shpreh ylli i Akhmat Grozny.