Besart Berisha i pandalshëm, shënon dy gola të bukur në Australi

Ndonëse vitet ikin dhe Besart Berisha mban mbi supet e tij 34 vjeç, përsëri ai nuk ndalon së shënuari.

Ai ka shënuar dy gola në ndeshjen e 200-të në Australi, duke shkëlqyer tek skuadra e tij Wester United.

Në ndeshjen e sotme ndaj Adelaide United, ai shënoi dy herë dhe bëri një paraqitje fantastike.