Besimtarët rikthehen në kishën e Laçit pas heqjes së masave kufizuese (VIDEO)

Heqja e masave kufizuese ka bërë që shumë besimtarë këtë të martë t’i drejtohen kishës së Shën Ndout në Laç.

Kjo është e marta e 12-të e Shën Ndout që e gjen këtë vend të shenjtë me kaq shumë njerëz pasi të gjitha aktivitetet e kishës katolike ishin pezulluar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Tashmë besimtarët nga mbarë vendi kanë mundësinë t’i drejtohen kësaj kishe me lutjet e tyre dhe mund të ndjekin dhe meshën e shenjtë.

Të shumtë kanë qenë pelegrinët, të ciët e kishin të martën e parë ditën e sotme, ndërsa lutjet e tyre ishin për mbarësi, paqe dhe harmoni në familjet e tyre.