Biden apo Trump? Flet ‘Nostradamusi’ amerikan: Ja kush zgjidhet President në nëntor

E quajnë Nostradamusi i zgjedhjeve amerikane, i cili ka gjetur rezultatet e ballafaqimeve presidenciale prej 40 vitesh.

Profesori Allan J. Lichtman, 73 vjeç, nga Brooklyn, ka gjetur gjithmonë rezultatin e zgjedhjeve, nuk ka gabuar kurrë: ishte i vetmi që parashikoi edhe fitoren e Donald Trump në vitin 2016.

Metoda e tij “Keys to the White House” konsiston në përgjigjet që ai merr nga të intervistuarit për 13 pyetje, ku duhet përgjigjur me Po ose me Jo, në lidhje me punën e presidentit në ikje.

Për zgjedhjet aktuale, Lichtman mendon se do të fitojë në nëntor Joe Biden.

Disa nga pyetet që ai bën në sistemin e tij janë: Është presidenti karizmatik? Ka rritur ekonominë? Ka ndryshuar politikën e parardhësit?

Allan Jay Lichtman lindi në 4 prill 1947) është një historian amerikan që ka dhënë mësim në Universitetin Amerikan në Uashington, D.C që nga viti 1973.

Lichtman krijoi modelin The Keys to the Shtëpia e Bardhë në 1981.