Bjellorusisa dhe Shqipëria – LIVE

Kombëtarja e Shqipërisë do ta nis edicionin e ri në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë.

Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë në Minks, përballë Bjellorusisë ku synojnë të fitojnë takimin.

Trajneri Edoardo Reja ka befasuar me formacionin, pasi ka vendosur të luaj me një sistem më defensivë.

Shqipëria në këtë takim do të luaj me sistemin 5-3-2, ku në portë është Thomas Strakosha.

Elseid Hysaj dhe Lorenc Trashi janë në krahët e mbrojtjes, ndërsa Frederik Veseli, Berat Gjimshiti dhe Kastriot Dërmaku në qendër.

Mesfusha përbëhet nga treshja Amir Abrashi, Klaus Gjasula dhe Keidi Bare, ndërsa dy sulmuesit e vetëm janë Rey Manaj dhe Sokol Cikalleshi.

Takimi mes dy Kombëtareve zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Dermaku, Gjimshiti, Veseli, Trashi, Gjasula, Abrashi, Bare, Manaj, Cikalleshi.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE