Bundesliga 3 raste pozitive me koronavirus, por nuk ndalen stërvitjet

Soccer Football - Bundesliga - Borussia Moenchengladbach v FC Cologne - Borussia-Park, Moenchengladbach, Germany - March 11, 2020 General view of a match ball during the warm up before the match that will be played behind closed while the number of coronavirus cases grow around the world REUTERS/Wolfgang Rattay DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video

Bundesliga po përgatitet për rifillimin e sezonit, por nga Gjermania vijnë lajme aspak pozitive që kanë të bëjnë me pandeminë koronavirust.

Vetëm pak ditë pas rifillimit të stërvitjeve, klubi i FC Kolnit bëri të ditur se janë shfaqur 3 raste pozitive me koronavirus në stafin e tij.

Në një komunikatë për shtyp, FC Koln theksoi se ditën e enjte e gjithë skuadra duke përfshirë edhe stafin teknik dhe atë të ndihmës, kreu testet për koronavirus nga ku rezultoi se 3 persona u prekën nga koronavirusi dhe të gjithë ishin pa simptoma.

Në komunikatën e FC Koln theksohet gjithashtu se 3 personat që rezultuan pozitivë me koronavirus kanë hyrë në karantinë për 14 ditë dhe se skuadra do të vijojë me seancat stërvitore sic është parashikuar duke zbatuar masat e kontrollit të higjienës dhe infeksioneve që janë në fuqi që nga 6 prilli.

Për rifillimin e Bundesliges, pritej që qeveria merkel të jepte OK ditën e enjte por marrja e vendimit u shty për në 6 maj që do të thotë se kampionati gjerman nuk do të mund të nisë para 16 majit.

Bundesliga është ndërprerë në 13 mars dhe Bayerni është në krye të renditjes me 4 pikë më shumë se Dortmund vendit të dytë.