Bundesliga në alarm – ka vetëm një zgjidhje për situatën

Bundesliga është vënë në alarm pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Suspendimi i kampionateve dhe obligimi që ndeshjet të luhen pa tifozë (nëse luhen), kanë bërë që të rritet frika për shuarjen e disa skuadrave.

Christian Seifert nga DFL, në mbledhjen e mbajtur sot ka thënë se ka vetëm një zgjidhje për kampionatin gjerman.

“Ndeshjet ‘fantazmë’ (pa tifozë) do të jenë shansi i vetëm për t’i mbijetuar të ardhmes së afërt” ka thënë Seifert.

“Pa këto, nuk do të ketë më 20 skuadra profesionale” ka shtuar ai.

Frika e madhe e Seifer është te kollapsi ekonomik i skuadrave, pasi në këtë situatë afektohen rreth 56 mijë persona të punësuar direkt dhe indirekt nga skuadrat.