Bundesliga nuk fillon me 9 maj, Merkel jep lajmin e keq për skuadrat gjermane

Ishte njëra ndër ligat e para që pritej të fillonte nga top 5 ligat evropiane.

Bundesliga nuk do të rifillojë deri të paktën 16 maj pasi data për një vendim është shtyrë përsëri deri të mërkurën e ardhshme.

Kishte shpresë se ligat gjermane do të jepeshin aprovimin për të luajtur më 9 maj të kësaj jave ndërsa vendi vazhdon betejën e tij kundër krizës së koronavirusit.

Sipas mediave gjermane, vendimi tani është shtyrë deri në ditën e mërkurë javën e ardhshme, do të thotë se nuk do të fillojë deri më 16 maj së paku.

Skuadrat gjermane kishi filluar tash e dy javë me përgatitjet me shpresën e madhe për datën 9 maj.

Këto shpresa u ndërprenë të enjten në mes të sugjerimeve se do të ketë forcim të kufizimeve të bllokimit në Gjermani pasi rastet e koronavirusit po rriten në vend.

Tani ekziston një besim se kancelarja Angela Merkel do të duhet t’i ashpërsojë sërish masat pasi fillimisht lejoi që dyqanet, shkollat dhe kishat të hapen përsëri