Bundesliga rifillon nesër: Renditja tabelare, golashënuesit dhe orari i ndeshjeve

Kampionati gjerman i futbollit do të rifillojë të shtunën (16 maj) pas një pauze të gjatë, ndërsa pritet interesim i madh i futbolldashësve për ta përcjellë përmes ekraneve televizive, duke qenë se kampionatet tjera do të rifillojnë më vonë.

Për shkak të pandemisë u pezulluan të gjitha ligat, disa u ndërprenë, kurse të tjerat kanë caktuar data të mëvonshme për të nisur përsëri.

Dhe tash, pas dy muajsh, Bundesliga do të jetë kampionati i parë i madh evropian që do të rinisë sezonin 2019/2020, ndërsa të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiume të zbrazëta.

Përballja ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Schalkes, e njohur si Revierderby, do të shënojë kryendeshjen e parë në rikthimin e futbollit gjerman, ku dashamirët e futbollit të shtunën mbrëma do të mund ta shohin në aksion talentin Erling Braut Haaland.

Kampioni në fuqi dhe lideri i Bundesligas, Bayern Munich luan të dielën kundër ekipit të promovuar këtë edicion, Union Berlin. Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen, luan të hënën si nikoqir i Bayer Leverkusenit, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 26-të.

Kur kanë mbetur edhe nëntë javë për t’u zhvilluar, Bayerni është në krye të tabelës me 55 pikë, katër më shumë se Borussia Dortmundi dhe pesë më shumë se RB Leipzigu që po e ndjekin në garën për titull.

Vendi i katërt i takon Borussia Monchengladbachut me 49 pikë, ndërsa në zonën evropiane janë Bayer Leverkusen (47 pikë) dhe Schalke (37 pikë). Fortuna Dusseldorf, Werder Bremen dhe Paderborn janë në zonën e rrezikut për të rënë nga liga.

Garës për golashënuesin më të mirë i prin sulmuesi i bavarezëve, Robert Lewandowski, me 25 gola të shënuar, ndërsa pas tij ndodhet ylli i RB Leipzigut, Timo Werner, me 21 sosh. Anësori i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, është i treti në këtë listë me 14 gola.

Orari i ndeshjeve

Java 26 (sipas kohës lokale)

16 maj – 15:30: Borussia Dortmund v Schalke

6 maj – 15:30: RB Leipzig v Freiburg

16 maj – 15:30: Hoffenheim v Hertha Berlin

16 maj – 15:30: Fortuna Dusseldorf v Paderborn

16 maj – 15:30: Augsburg v Wolfsburg

16 maj – 18:30: Eintracht Frankfurt v Borussia Monchengladbach

17 maj – 15:30: FC Koln v Mainz

17 maj – 18:00: Union Berlin v Bayern Munich

18 maj – 20:30: Werder Bremen v Bayer Leverkusen

Java 27 (nga 22-24 maj)

Bayern Munich v Eintracht Frankfurt

Borussia Monchengladbach v Bayer Leverkusen

Wolfsburg v Borussia Dortmund

Hertha Berlin v Union Berlin

Mainz v RB Leipzig

Freiburg v Werder Bremen

Schalke v Augsburg

FC Koln v Fortuna Dusseldorf

Paderborn v Hoffenheim

Java 28 (nga 26-27 maj)

Borussia Dortmund v Bayern Munich

RB Leipzig v Hertha Berlin

Bayer Leverkusen v Wolfsburg

Eintracht Frankfurt v Freiburg

Werder Bremen v Borussia Monchengladbach

Hoffenheim v FC Koln

Fortuna Dusseldorf v Schalke

Augsburg v Paderborn

Union Berlin v Mainz

Java 29 (nga 29 maj – 1 qershor)

Bayern Munich v Fortuna Dusseldorf

Borussia Monchengladbach v Union Berlin

Wolfsburg v Eintracht Frankfurt

Hertha Berlin v Augsburg

Mainz v Hoffenheim

Freiburg v Bayer Leverkusen

Schalke v Werder Bremen

FC Koln v RB Leipzig

Paderborn v Borussia Dortmund

Java 24 (nga 2-3 qershor)

Werder Bremen v Eintracht Frankfurt

Java 30 (Nga 5-8 qershor)

Borussia Dortmund v Hertha Berlin

RB Leipzig v Paderborn

Bayer Leverkusen v Bayern Munich

Eintracht Frankfurt v Mainz

Werder Bremen v Wolfsburg

Fortuna Dusseldorf v Hoffenheim

Freiburg v Borussia Monchengladbach

Augsburg v FC Koln

Union Berlin v Schalke

Java 31 (nga 12-14 qershor)

Bayern Munich v Borussia Monchengladbach

Wolfsburg v Freiburg

Hoffenheim v RB Leipzig

Fortuna Dusseldorf v Borussia Dortmund

Hertha Berlin v Eintracht Frankfurt

Mainz v Augsburg

Schalke v Bayer Leverkusen

FC Koln v Union Berlin

Paderborn v Werder Bremen

Java 32 (nga 16-17 qershor)

Borussia Dortmund v Mainz

RB Leipzig v Fortuna Dusseldorf

Bayer Leverkusen v FC Koln

Borussia Monchengladbach v Wolfsburg

Eintracht Frankfurt v Schalke

Werder Bremen v Bayern Munich

Freiburg v Hertha Berlin

Augsburg v Hoffenheim

Union Berlin v Paderborn

Java 33 (të gjitha nga ora 15:30 më 20 qershor)

Bayern Munich v Freiburg

RB Leipzig v Borussia Dortmund

Hoffenheim v Union Berlin

Fortuna Dusseldorf v Augsburg

Hertha Berlin v Bayer Leverkusen

Mainz v Werder Bremen

Schalke v Wolfsburg

FC Koln v Eintracht Frankfurt

Paderborn v Borussia Monchengladbach

Java 34 (të gjitha nga ora 15:30 më 27 qershor)

Borussia Dortmund v Hoffenheim

Bayer Leverkusen v Mainz

Borussia Monchengladbach v Hertha Berlin

Wolfsburg v Bayern Munich

Eintracht Frankfurt v Paderborn

Werder Bremen v FC Koln

Freiburg v Schalke

Augsburg v RB Leipzig

Union Berlin v Fortuna Dusseldorf