Çfarë atmosfere te Liverpooli, Klopp lidhet live me lojtarët, e urojnë Manen (Video)

Liverpool çdo herë e më shumë po e dëshmon se përveç që është një skuadër fantastike në fushë, e tillë është edhe jashtë saj.

Video e radhës tani vjen për ditëlindjen e yllit të skuadrës, Sadio Mane, i cili ka mbushur 28 vjet.

Për shkak të situatës së Covid-19,Klopp është përkujdesur që bashku me lojtarët e ekipit, të uroj atë përmes aplikacionit “Zoom”. Në urimin për Mane nuk mungon as ylli zviceran Xherdan Shaqiri.