Shkencëtarët tregojn çfarë do ndodhë, nëse nuk krijohet vaksina

Gara kundër kohës vazhdon me më shumë së 100 eksperimente që po kryhen për vaksinën kundër koronavirusit.

Por procesi ka fazat e veta, e ndërkohë, po ngrihen dhe zëra që thonë se ajo mund të mos gjendet kurrë.

Corriere della Sera shkruan se nuk është e vogël mundësia që një zgjidhje e tillë të mos mbërrijë fare, ose të vijë shumë më vonë. Nuk do të ishte hera e parë që ndodh diçka e tillë.

Ndryshe nga HIV-I apo malaria, Sars-Cov-2 nuk pëson mutacione të mëdha, dhe kjo i jep shpresa shkencëtarëve.

Anthony Fauci, kreu i task force-s për pandeminë në Shtëpinë e Bardhë, flet për 18 muaj per vaksinen, ndërsa shkencëtarë të tjerë janë më të kujdesshëm sepse kujtojnë që në lojë janë sisteme biologjike, dhe jo mekanike, e shumë varet nga mënyra si reagon organizmi.

Në procesin e prodhimit, pjesa më e vështirë është të tregohet se vaksina funksionon dhe se është e sigurtë.

Nëse ajo nuk arrihet shpejt, është shumë e mundur që Sars-Cov-2 të qarkullojë për disa kohë, e mund të duhet të bashkëjetojmë me të, thonë ekspertët.

Ata kujtojnë sesi falë antiviraleve, HIV-I është kthyer në një sëmundje kronike, dhe jo më në një dënim me vdekje sic ishte në vitet 80`.

Edhe me koronavirusin, shkencëtarët po punojnë për gjetjen e kurës me mjekime të reja e të vjetra, duke filluar nga remdesiviri që duket po jep rezultat, trajtimet me plazmën e të shëruarve apo klorokinën.