Challandes i kundërpërgjigjet Bernard Berishës: Nuk e pranoj këtë mënyrë festimi

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes i është kundërpërgjigjur Bernard Berishës pas ndeshjes me Greqinë, ku tanët pësuan humbje me rezultat 1:2.

Berisha u inkuadrua në pjesën e dytë, ndërsa shënoi nëntë minuta para fundit, por festimi i tij ishte një mesazh për trajnerin Challandes, i cili edhe kësaj radhe vendosi ta linte në stol lojtarin e Akhmat Grozny.
Pas ndeshjes, Challandes ka thënë se nuk e pranon atë lloj festimi.

”Berisha? Pas ndeshjes gjithmonë mund të mendojmë se nuk ka qenë vendim i mirë. Une e di pse e kam marr këtë vendim”.

”Ai ka bërë punë të mirë si rezervist, unë pres nga rezervistët të sjellin diça në lojë”.

”Festimi i golit ishte mesazh për mua por menjëherë kam biseduar me të. Unë nuk pranoj këtë mënyrëfestimi, unë i thash se je pjesë e ekipit, shënove një gol të bukur por nuk kemi nevojë për festime të tilla dhe nuk pranoj festime të tilla”, u shpreh tekniku zviceran.