Chelsea nuk ndalet, zyrtarizon blerjen e re

Chelsea ka konfirmuar se ka transferuar Ben Chilwell nga Leicester. Sky Sports ka raportuar se shuma e paguar të Leicester është 50 milionë funte.

Chelsea po vazhdon ta përforcojë skuadrën për edicionin e ri.

“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem Chelsea në këtë kohë shumë të mirë për këtë klub.

Po shikoj përpara që të jem pjesë e kësaj skuadre të re, dinamike që udhëhiqet nga Frank Lampard kurse ne do të garojmë për trofe sezonin e ardhshëm”, ka thënë mbrojtësi anësor anglez për faqen e klubit.