Çifti publikojnë foton e vajzës së tyre me aparat oksigjeni teksa lufton koronavirusin

Një çift nga Anglia kanë publikuar fotot e vajzës së tyre gjashtë muajshe me aparat oksigjeni teksa lufton koronavirusin.

Vogëlushja Erin të premten u konfirmua me koronavirus.

Ema dhe Wayne treguan se prej 10 vitesh ishin përpjekur për t’u bërë prindër dhe kur Erin erdhi në jetë i bëri prindërit më të lumtur në botë.

Çifti shprehen se ardhja e Erinit në këtë botë ishte mrekulli për ta.

“Njerëzit ende nuk e marrin seriozisht këtë virus dhe kjo më shqetëson. Kur hyjmë në një supermarket jemi në ankth sepse vajza jonë është e ndjeshme ndaj viruseve.

Por njerëzit ende nuk e kuptojnë distancën sociale, sillen sikur të ishte një ditë normale, nuk po i përmbahen masave të izolimit. Kjo na mërzit të dy”, tha Wayne.

Ndërsa Ema në një postim në Facebook shkroi: “Jemi të zemëruar sepse jemi në një pozitë ku mund të humbasim vajzën tonë të vogël.

Ju lutem, ju lutem, ju lutem lutuni për Erinën. Ne nuk mund ta humbim atë për shkak të këtij virusi.

Ajo ka luftuar shumë, ne kemi nevojë për të, ajo na kompleton. Shpresoj që ata që nuk e kanë marrë këtë virus seriozisht ta lexojnë këtë dhe të vënë mend”.