Çohuni, o shqiptarë: Qytetarja shpërthen ndaj dyshes Rama-Veliaj (Video)

Nga dita në ditë Rilindja përmes mekanizmave të saj, po përpiqet të instalojë diktaturën në vend, duke përdorur çdo mjet të mundshëm për ta arritur këtë qëllim.

Mirëpo, kjo gjë nuk mund të kapërcehet lehtë nga shqiptarët, të cilët kur u jepet mundësia, nuk hezitojnë t’i përshkruajnë se çfarë është në të vërtetë “Rilindja”, sipas këndvështrimit të tyre.

I tillë është edhe rasti i një qytetareje në Tiranë, e cila ka shprehur revoltën e saj ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj, duke shpërthyer ndaj tyre, e duke i krahasuar me “k*rva e lav*re”.

E rebeluar, qytetarja u bëri thirrje shqiptarëve të çohen dhe t’i shporrin të dy, duke i cilësuar si “pisa, tradhëtarë e hajna”.

Gruaja e shprehu indinjatën e saj në një komunikim për televizionin Ora News, ndërsa në fund e mbylli me një lutje drejtuar Zotit, që ta shpëtojë Shqipërinë prej tyre.